ShowBiz
Gigi Hadid kthehet në pasarelën e Versace pas lindjes së bebes
Demokracia
19:24 | 06 Mars 2021

Share:

Pas lindjes së fëmijës së parë në shtator, Gigi është kthyer në pistën e modës e veshur me koleksionin e Vjeshtë 2021 nga Versace.

Rikthimi i saj në pasarelë i ngjante një ‘bashkimi familjar’ pasi ajo ishte bashkë me motrën e saj Bela që poashtu po sfilonte në të njejtin koleksion.

Dy motrat supermodele mbanin dorën e njëra tjetrës prapa skenave, përderisa ecnin të veshura me funde të zinjë me prerje të theksuara, qizme me taka të larta dhe korsetë.

Flokët e Gigi për dallim prej herëve të tjera ishin me ngjyrë të kuqërremtë, ndërsa Bella vazhdon të mbajë ngjyrën e kaftë të errët që ia thekson tiparet dhe e bën të dallojë.

Duket sikur Java e Modës për Gigi është një cikël i plotë, sepse modelja ka rrëfyer së fundmi se ajo ka mësuar se është shtatëzënë vetem pak momente para se të dilte në pasarelë./Demokracia.com

Të ngjashme