Lajme
Gëzimi i përbashkët | Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq të lumtur për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë
Demokracia
22:08 | 11 Dhjetor 2023

Share:

“Ai po iu lyp juve [për nënshkrim]… Po thotë ku janë ata, juve po iu do ai”.

Kështu i drejtohej opozitës, Albin Kurti, më 3 nëntor 2023, derisa Kuvendi i Kosovës po debatonte për dialogun me Serbinë dhe draftstatutin për Zajednicën të propozuar nga 5 emisarët euro-amerikanë më 21 tetor 2023 dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmërinë para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë, shkruan Demokracia.com.

Kjo ishte vetëm një përpjekje e kryeministrit Kurti për të manipuluar me qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij presidenti i Serbisë po i ikën nënshkrimit të Marrëveshjes Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit për zbatimin e saj [Ohër, 18 mars 2023], edhe pse ai është pajtuar me presidentin serb që këto marrëveshje të hyjnë në fuqi me Deklaratën e BE-së.

https://demokracia.com/nenshkrimi-kurti-me-filma-te-lodhte-ne-kerkim-te-nenshkrimit-te-serbise-ai-eshte-pajtuar-me-vuciqin-qe-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-te-hyjne-ne-fuqi-me-deklaraten-e/

Por, ndryshe nga qëndrimet manipuluese të kryeministrit Kurti, e vërteta tregon anën tjetër, sipas të cilës, Kurti dhe Vuçiq kanë momente kur edhe më parë kanë arritur marrëveshje dhe po i gëzohen zbatimit të saj.

I tillë është edhe gëzimi i tyre për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të arritur më 2013, por që kishte stagnuar së zbatuari deri me ardhjen e Kurtit në pushtet, kur edhe u nënshkrua Udhërrëfyesi për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri Kurti i ishte gëzuar publikisht nënshkrimit të këtij Udhërrëfyesi më 21 qershor 2022, pavarësisht qëndrimeve të tij të ashpëra si opozitar kundër Marrëveshjes për Energjinë.

“Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite, andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, deklaronte Kurti në qershorin e vitit 2022.

https://demokracia.com/video-rezultati-i-marreveshjes-se-kurtit-keds-i-dhe-kompania-serbe-nenshkruajne-kontrate-kurti-2018-elektroserveri-sduhet-te-pranohet-kurrsesi-po-legalizohet-ndikimi-i-serbise-ne-kos/

Nënshkrimit të kontratës mes KEDS-it dhe kompanisë serbe, Elektroserver, për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë i është gëzuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ende jemi duke i shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën. Siç e dini, vetëm 11 për qind e banorëve të veriut kanë paguar rrymë. Jemi të kënaqur që KEDS-i dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, kështu që shmangia e çdo mundësie që njerëzit në veri të Kosovës të mbesin pa rrymë, në fund të fundit është gjëja më e rëndësishme për ne…”, ka thënë Vuçiq më 10 dhjetor 2023.

https://demokracia.com/vuciq-i-kenaqur-me-mareveshjen-keds-elektroserver/

Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS, që ishte pajisur me licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE). /Demokracia.com/

Demokracia.com/ https://demokracia.com/komunikata-e-lvv-se-ne-2015-marreveshja-per-energjine-legalizon-ndikimin-e-serbise/

Të ngjashme