Lajme
Gëzim Mehmeti zëvendëson Selim Pacollin si kandidat për kryetar të Prishtinës
Demokracia
11:30 | 28 Gusht 2021

Share:

Gjatë ditës së djeshme, ish kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, njoftoi se nuk do të jetë kandidat nga kjo parti pasi që një gjë e tillë i është ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me arsyetimin se i njëjti është vonuar në deklarim të pasurisë.

Ndërsa, këtë të shtunë, kjo parti ka vendosur që në vend të Selim Pacollit, kandidat nga AKR për të parin e Prishtinës të jetë Gëzim Mehmeti.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“E kemi vendos në vend të Selim Pacollit, Gëzim Mehmetin”, tha Makolli, njofton Klankosova.tv.

Gëzim Mehmeti në qeverisjen e tanishme në Prishtinë e mbanë postin e drejtorit të Infrastrukturës

Ndërsa, sekretari i kësaj partie thotë se dënimi i Pacollit është një dënim i pamerituar.

“Nuk e kemi merituar as ne e as votuesit tanë që të largohet nga kandidimi Selim Pacolli. Mosdeklarimi me kohë i pasurisë nuk është ndonjë delikt i madh. Selimi për çdo vit e ka deklaruar pasurinë, e një vit është vonuar një ditë, nuk është akt për tu sanksionuar në këtë mënyrë”, është shprehur ai.

Të ngjashme