ShowBiz
Getinjo zbulon arsyet pse hyri në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova
Demokracia
11:59 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur të flasin rreth arsyeve se pse ata zgjodhën të bëhen pjesë e kastit të këtij reality show, që në vendin tonë po realizohet për herë të parë.

Mes tyre, mendimin e tij e ka shprehur edhe Getinjo, i cili i ka listuar plot katër arsye se pse është futur në shtëpinë e BBVK-së, njofton Klankosova.tv.

Arsyeja e parë tha se është pushimi, ndërsa arsyeja tjetër sipas tij është “qëndrimi larg botës së internetit”.

Një tjetër arsye sipas Getinjos është paragjykimi që ai merr nga publiku duke u bazuar në projektet e tij muzikore.

“Kam ardhur këtu të ju tregoj se nuk jam klloshar, as i pagdhendur, i pakulturuar, i paedukatë ashtu siç e shihni një pjesë prej jush”, ka thënë ai.

Arsyen tjetër mund ta mësoni duke shikuar videon në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Mars 2024