ShowBiz
Getinjo insiston me ‘teorinë’ e tij se bota është e rrafshët
Demokracia
23:50 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Sonte (e premte) po mbahet spektakli i radhës së Big Brother VIP Kosova.

Kur janë vetëm ditët e para kur ka nisur ‘reality show’ më i njohur në vend, tashmë banorët kanë nisur të krijojnë situata të ndryshme e për të cilat u diskutua edhe në spektaklin e sotëm.

Një nga deklaratat që ka marrë vëmendje të madhe është ajo e reperit të njohur, Getinjo, i cili gjatë diskutimit me banorët u shpreh se beson se ‘bota është e rrafshët’.

Foto: Screenshot/Klan Kosova

Kjo deklaratë e tij u komentua edhe me opnionistët në studion e BBVK, por reperi nga Ferizaj ka vazhduar të insistoj se beson në konstatimin e tij.

“Unë nuk i besoj asaj teorie, është mendim im personal dhe mendimin tim personal nuk ka njeri që ma ndryshon pa ma vërtetu 500 përqind. Nuk jam njeriu i vetëm që e them këtë”, ka insestuar Getinjo

Një tjetër deklaratë e çuditshme e Getinjoës ishte edhe ajo që ka bërë gjatë ditës së sotme kur tha se kallashi (arma e zjarrit) për herë të parë është zbuluar në Kamenicës të Kosovës.

“Ka shkuar e ka prezantuar te sulltani në panair, edhe aty sulltani e ka përvetësuar, paramendo mundet me qenë historia, rrënja e kallashit prej një personi në Kamenicë”, ka thënë reperi.

Të ngjashme