ShowBiz
Getinjo drejtuar Vivienit: A është turp të thuash se je e dashura ime? (VIDEO)
Demokracia
21:34 | 04 Janar 2023

Share:

Gjatë një bisede në mes të çiftit të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vivien dhe Getinjo, dyshja kanë shprehur pakënaqësitë për njëri-tjetrin, ndërsa nuk munguan as pyetjet pikante.

Kësisoj, Getinjo e ka pyetur vajzën nga Shqipëria, nëse turpërohet nga të qenit e dashura e tij.

“Ti po vrahesh në çdo send, që nuk është për tu vrarë. Përderisa thua, pse ti a ke turp me e qu me thënë ‘po, jam e dashura e Getit?’. A është turp të thuash jam e dashura e Getit? Mos ishte turp për ty? Pse nuk e the?”, i ka thënë Getinjo, Vivienit.

“Se kam turp, ta thashë dje. Por, kam frikë se po ta them, ti do të më kthesh kurrizin. Sepse herë pas herë ti je shumë i afërt, por pastaj ‘tak’, ndryshon karrigën”, ia ka kthyer Vivienit, Getinjos.

Ndërkaq, Getinjo e ka kundërshtuar atë, duke e thënë se “ka eksperiencë” në këtë fushë.

Të ngjashme