ShowBiz
Getinjo dhe Stresi shndërrohen në ‘drag queen’ brenda shtëpisë së BBVK
Demokracia
20:34 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme (e diel), Getinjo dhe Stresi janë sfiduar nga ‘Vëllai i Madh’ që të rregulloheshin si ‘drag queen’.

Kushti ka qenë se në rast se e bëjnë të dy, atëherë do ta fitonin 100 për qind të buxhetit, ndërsa nëse pranon vetëm njëri, atëherë do ta merrnin vetëm gjysmën e buxhetit.

Getinjo ka pranuar menjëherë duke thënë se do ta bënte me shumë dëshirë, ndërkohë që Stresi ka hezituar për pak kohë.

Porse në fund edhe reperi nga Shqipëria ka pranuar ta bëjë me vështirësi, meqenëse është për të mirën e shtëpisë.

‘Drag queen’ është një interpretues (zakonisht mashkull) që adopton një personazh femëror spektakolar ose parodik, me kostume dhe grim magjepsës ose të ekzagjeruar.
Dhe në njërën prej situatave, Getinjo e ka puthur Vivienin teksa ishte i rregulluar si një ‘drag queen’.

Të ngjashme