ShowBiz
Getinjo bëhet viral me deklaratën e tij: “Bota nuk është e rrumbullakët”
Demokracia
20:36 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Reperi i njohur, Getinjo është tashmë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Teksa ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.

Madje, deklarata e tij është bërë virale në rrjet.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe artisti Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati, mbështeti deklaratën e Getinjos.

Të ngjashme