Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës që nga viti 2023 e deri në maj të vitit 2025 kanë shkaktuar dëme të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe në fusha të tjera.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu vuri në dukje se humbjet financiare tejkalojnë shumën prej 700 milionë eurosh.
“Në vitin 2023 deri në maj të vitit 2025 masat e BE-së kanë pasur efekte të shumta negative në Kosovë. Nuk është vetëm aspekti ekonomik, por janë edhe shumë dimensione të tjera, të cilat kanë qenë të goditura.
Besoj që ka qenë obligim që institucionet e Kosovës të bëjnë më tepër përmes partneritetit me shtetet dhe aleatët ndërkombëtarë që këto masa të hiqen sa më shpejt që është e mundur. Për fat të keq, është zgjatur më shumë sesa që është pritur se do të zgjasë.