Kuriozitete
“Gërvisht dhe fito”, amerikani kishte harruar se ka blerë një biletë lotarie – ai më pas kuptoi se ka fituar 300 mijë dollarë
Demokracia
20:01 | 15 Tetor 2022

Share:

Një burrë nga Karolina e Jugut pothuajse humbi 300 mijë dollarë pasi harroi se kishte blerë një biletë lotarie me gërvishtje gjatë një udhëtimi të shpejtë në një pikë karburanti.

Burri, i cili dëshironte të mbetej anonim, por është nga zona e Midlands, voziti me biletën fituese për dy ditë përpara se të kujtonte se e kishte blerë atë, sipas Lotarisë të Karolinës së Jugut.

“E hodha biletën në tastierën e veturës dhe e harrova”, u tha burri zyrtarëve të lotarisë, raporton foxnews.

Sapo iu kujtua bileta, e gërvishti dhe pa se ishte fitues. Ai u tha zyrtarëve të lotarisë se “syve nuk u besonte se çfarë shihte”.

Bileta fituese u ble në Pitt Stop 03 në Wilson Blvd në Blythewood së bashku me një shishe ujë.

Dyqani mori një komision prej 3000 dollarësh për shitjen e biletës fituese, raporton foxnews.

Burri nuk tha se çfarë kishte ndërmend të bënte me paratë. Karolina e Jugut është një nga tetë shtetet që lejojnë fituesit e lotarisë të mbeten anonimë.

Zyrtarët e lotarisë thanë se dy çmimet kryesore të mbetura ende nuk janë fituar.

Të ngjashme