Lajme
“Gërvalloset” edhe Kurti, ia ngatërron emrin kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Demokracia
14:00 | 21 Shkurt 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e Mynihut, ku është takuar me kryeministra të disa vendeve, si Estonisë, Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Por, kryeministri përderisa po mburrej me këto takime, duket se është prekur nga “virusi Gërvalla”, e cila njihet për gabimet e saj. Kurti ka ngatërruar emrin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nga Dimitar Kovaçevski në Dimistar Kovaçevsik.

“Për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla, zhvilluam 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota. Për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik”, ka shkruar Kurti në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kurti, përveç kësaj, ka shkruar se është theksuar edhe rëndësia e njohjes së Kosovës nga Greqia.

“Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”, perfundoi ai.

Të ngjashme