Në mesin e tensioneve në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit si dhe dislokimit të trupave serbe në kufi me Kosovën, kryediplomatja Donika Gërvalla, kryetare e Listës Guxo, ka gjetur kohën ta zgjerojë partinë e saj.
Përmes një njoftimi, Lista Guxo ka deklaruar themelimin e nëndegës në Nagold të Gjermanisë, ku në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetarja Donika Gërvalla.
“Në praninë e delegatëve, përkrahësve dhe mysafirëve të shumtë nga Gjermania dhe Belgjika, u bë edhe një hap i rëndësishëm drejt masivizimit të Partisë GUXO në Gjermani. Në Kuvendin e mbajtur, ku morën pjesë rreth 50 delegatë, të pranishmit njëzëri zgjodhën për Kryetarë të Nëndegës së Partisë GUXO, zotëri Canë Krasniqi dhe zonjën Nita Ymeragaj”, bën të ditur njoftimi.
Njoftimi i plotë: