Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila tha se Kosova nuk mund të fajsojë Evropën pasi nuk i ka përmbush kushtet për liberalizimin e vizave.
Çitaku nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ndoshta Kosova nuk është e gashtme sot të jetë anëtare e BE-së pasi që jo të gjitha vendet janë të nivelit të Finlandës apo Suedisë, përcjell Demokracia.com.
Mirëpo sipas Çitakut duhet të punohet për liberalizim të vizave fillimisht për të cilën edhe javë më parë Kosova e konfirmoi në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian se i ka përmbushur kriteret.
Ky ëshë postimi i plotë i Çitakut:
E nderuara Ministre,
Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiëan mund të udhëtojnë pa viza në BE.
Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupcionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane.
Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve. Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë.
Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtëtën, por as mos ta shtrembëroni atë.