Lajme
Gërvalla tha se ka rrezik që 4 deputetë të Listës Serbe ta votojnë Kurtin, Rashiq: S’ndodh, as mirëmëngjesi s’më thonë
Demokracia
13:02 | 27 Maj 2025

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, i pyetur për një deklaratë të deputetes Donika Gërvalla se ka rrezik që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë krijimin e Qeverisë Kurti, ka thënë se s’ka gjasa që të ndodh një gjë e tillë, meqë sipas tij ata janë tepër të disiplinuar, shkruan Gazeta Express.

Rashiq thotë se ata s’guxojnë t’i thonë as mirëmëngjesi, për faktin që janë në kontroll të plotë të partisë dhe Vuçiqit.

“Nuk e shoh si diçka të mundshme. E di se çfarë dicipline kanë. Ata persona të Listës Serbe, janë emruar si deputet. S’ka qenë diskutabile a do të jenë deputetë, vetëm ka qenë sa prej tyre do të jenë deputetë. S’guxojnë as mirëmëngjesi mem  thanë”, ka thënë Rashiq në Klan Kosova.

Të ngjashme