Lajme
Gërvalla takohet me kryediplomatin e Greqisë, shteti që po e kërcënon Shqipërinë se do i pengoj të antarësohet në BE
Demokracia
18:33 | 23 Shtator 2023

Share:

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz është takuar me kryediplomatin e ri grek, Giorgos Gerapetritis.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Greqia është një aktor kryesor në rajon me të cilën Kosova ndan një varg vlerash e qëllimesh.

Ajo ka thënë se me kreun e diplomacisë greke kanë diskutuar për raportet miqësore, biznes, kulturë dhe politikë.“Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë.

Jam mirënjohës për partneritetin tonë!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme