Lajme
Gërvalla sot përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Demokracia
07:37 | 20 Prill 2022

Share:

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të mërkurën pasdite në New York, për të shqyrtuar raportin e radhës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonie Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

“Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023”, shkruan në komunikatën e MPJD-së.

Herën e fundit, në seancën e KS të OKB-së, Kosova u përfaqësua nga Presidentja e Republikës Vjosa Osmani.

Të ngjashme