Lajme
Gërvalla s’i “zhdryp” BMW-së që Konjufca kërkonte të hetohej blerja e tyre (Foto)
Demokracia
14:06 | 10 Janar 2022

Share:

Në Qeverinë Kurti 1 kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës drejtohej nga Glauk Konjufca, shumë pikëpyetje ishin ngritur rreth blerjes së tri veturave të tipit BMW, raporton Demokracia.com.

Konjufca kishte paralajmëruar se MPJD do të ndërmerrte masa përkatëse disiplinore për të gjithë përgjegjësit për shkeljet eventuale gjatë blerjes së tyre dhe do të kërkonte bashkëpunim me organet kompetente për hetimin e rastit.

Reagimi i MPJD-së në kohën e ish-ministrit Konjufca:

Megjithatë, pasuesja e tij Donika Gërvalla – Schwarz, tanimë nuk po i “zhdryp” asnjëherë BMW-së së blerë në mënyrë të “dyshimtë”.

Demokracia.com ka siguruar fotografi të veturës së tipit BMW, me të cilën po lëviz vazhdimisht ministrja Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kishte sqaruar më herët se kontrata për blerjen e tri veturave BMW ishte nënshkruar më 14 qershor të vitit 2019 ndërmjet BMW AG Munchen dhe Ambasadës së Kosovës në Berlin, kur ministria drejtohej nga ish-ministri Behgjet Pacolli. /Demokracia.com/

Të ngjashme