Lajme
Gërvalla-Schwarz vazhdon spastrimin në MPJD, i largon edhe katër diplomatë të tjerë
Demokracia
21:53 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, po vazhdon me spastrime politike të diplomatëve në këtë ministri.

Gërvalla sot i ka larguar nga puna edhe 4 diplomatë. Ajo e ka larguar edhe një prej njerëzve kryesorë që kishin mbetur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, që së bashku me bashkëshortin e saj me përkushtimin kujdeseshin për familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë gjatë vizitave të tyre.

Demokracia.com ka mësuar se katër diplomatët e larguar nga puna janë Yllka Geci, e cila deri më tani ka shërbyer në Hagë si konsulle, Adnan Jakupin dhe dy diplomatë të tjerë. Emrat e dy të fundit, Demokracia.com nuk ka arritur ende t’i konfirmojë.

Adnan Jakupi është vëllai i artistes Leonora Jakupi, për të cilin ishte raportuar edhe më herët se ishte larguar nga Gërvalla, mirëpo në mungesë të transparencës së MPJD-së, mediat e kishin ngatërruar largimin e Adnan Dragajt me të. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024