Lajme
Gërvalla pozitive me COVID-19, tregon për gjendjen e saj shëndetësore
Demokracia
20:22 | 02 Shtator 2021

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Gërvalla përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se gjendet në ditët e fundit të karantinës duke punuar me shumë vullnet për punët që e presin.

Ajo theksoi se falë vaksinës së marrë nuk ka pasur komplikime.

“Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda”.

“Teknologjia bën të mundur kryerjen e shumicës së detyrave edhe nga distanca dhe prandaj edhe gjatë karantinës kam shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar ndër të tjera edhe biseda të shumta të rëndësishme me kolegë nga e gjithë bota, ndërkohë që jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit”.

“Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë”, ka shkruar Gërvalla.

https://www.facebook.com/donikagervallakosova/posts/417297553094864

Të ngjashme