Lajme
Gërvalla: Nuk po e detyrojmë askënd të votojë për ne që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës
Demokracia
22:24 | 20 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një ndër prioritetet e qeverisë, ndërsa ka dhënë qëndrimet e saj për pritshmëritë për vendet anëtare të KE-së.

Gërvalla është shprehur për një medium grek, se nuk po detyrojnë askënd që ta votojnë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, megjithatë pohon se po përpiqen t’i bindin ato për ta ndihmuar Kosovën të jetë pjesë e këtij këshilli, përcjell klanksoova.tv.

”Ne konsiderojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por edhe për anëtarësim të Kosovës në Këshill është shumë pozitiv për të gjithë, veçanërisht në vendin tonë. Pra, ne nuk po detyrojmë askënd të votojë për ne, por po përpiqemi të bindim të gjithë miqtë tanë dhe vendet e tjera që të na ndihmojnë të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës”, tha Gërvalla

Të ngjashme