COVID-19KosovaSot:10Të gjitha:160,540|Bota 241,295,858
Prishtina 9 °C
Lajme
Gërvalla në Kuvajt, merr mbështetje politike dhe ekonomike
Demokracia
23:01 | 13 Tetor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Podujeva në balotazh, garë e ngushtë mes VV-së ... Në komunën e Podujevës tashmë janë numëruar mbi 99 për qind e votave. Ku sipas këtyre rezult...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Kuvajt, ku u takua me krerët më të lartë shtetëror të këtij vendi. Në kuadër të kësaj vizite u nënshkrua edhe memorandumi i mirëkuptimit mes Kosovës dhe Kuvajtit.

Sipas komunikatës ministrore fillimisht ministrja Gërvalla e falënderoi Zëvendësemirin për mikpritjen e ngrohtë të Kuvajtit dhe mbështetjen e qëndrueshme dhënë Kosovës në konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të saj, si dhe ndihmat e dhëna në fusha të ndryshme për zhvillimin e Kosovës.

Duke vënë në pah ambientin e përshtatshëm politik dhe mundësitë që ofron Kosova për investime të bizneseve të shtetit të Kuvajtit, Gërvalla theksoi se Kosova ka një popullsi shumë të re për nga mosha, të edukuar mirë dhe të përgatitur për tregun e punës, gjë që krijon mundësi për zhvillimin e bizneseve.

Shkëlqesia e tij, Zëvendësemiri siguroi vazhdimin e mbështetjes politike dhe ekonomike të Kuvajtit për Kosovën.

Nga ana e saj, Ministrja Gërvalla e ftoi Shkëlqesinë e tij për të vizituar Kosovën.

Në kuadër të agjendës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u takua edhe me Kryeministrin e Kuvajtit. Në kuadër të kësaj bisede u shtjelluan aspekte të ndryshme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Kuvajtit. Palët u zotuan për thellimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjatë vizitës zyrtare në Kuvajt, Gërvalla zhvilloi një bisedë intensive me homologun e saj kuvajtian. Me këtë rast u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi në fushën e diplomacisë.

Ministrja Gërvalla njoftoi zëvëndësdrejtorin rreth zhvillimeve politike në Kosovë, stabilitetin politik dhe atë qeverisës, si dhe fushat e mundshme të investimeve për bizneset kuvajtiane. Ajo vuri po ashtu në pah mundësitë e përshtatshme që ofron Kosova për investime në fusha të ndryshme të ekonomisë, bujqësisë dhe infrastrukturës.

Të gjitha