Lajme
Gërvalla kujton Salih Çekajn, nuk e përmend askund UÇK-në
Demokracia
13:07 | 20 Prill 2022

Share:

Kryediplomatja Donika Gërvalla vazhdon të mos e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, vazhdon ta shfaq urrejtjen e saj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në 23-vjetorin e rënies heroike të Salih Çekaj, Gërvalla nuk e ka përmendur askund Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht se Çekaj kishte rënë heroikisht me uniformën e UÇK-së, shkruan Demokracia.com.

“Sali Çekaj ishte një strateg i rrallë politik, njeri i lirisë dhe drejtësisë. Nuk u ndal asnjë herë së luftuari për lirinë e Kosovës. Fillimisht luftoi me mjete politike nga Deçani dhe më pas nga Mërgata dhe në fund edhe me pushkë në krah. Sali Çekaj dha jetën për lirinë e Kosovës. Është detyra jonë ta çojmë deri në fund amanetin e tij dhe të të gjithë të rënëve për liri. Ai e dëshironte një Kosovë me dinjitet. T’ia kthejmë së bashku dinjitetin vendit tonë. Ta bëjmë krenar Sali Çekajn dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. T’i bëjmë krenarë për Kosovën e tyre”, ka shkruar Gërvalla ndër të tjerash në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, në biografinë e Gërvallës në gjuhën angleze dhe në një pjesë të saj thuhet se në funeralin që është organizuar nga vetë ajo pas luftës për kthimin e eshtrave të Jusuf e Bardhosh Gërvallës e në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 150 mijë njerëz për herë të parë s’është kontrolluar nga “ekstremistët e luftës”, duke aluduar në ish-eprorët e UÇK-së.

“Në janar 2002, ajo organizoi sjelljen e eshtrave të babait të saj të vrarë dhe xhaxhait të saj në fshatin e tyre të lindjes, Dubovik. Më shumë se 150 mijë njerëz kanë qenë pjesëmarrës në funeral i cili ishte eventi i parë i madh që nuk ishte kontrolluar nga ekstremistët e luftës pas 1999-ës”, thuhet në biografinë e shkurtër të Gërvallës në gjuhën angleze. /Demokracia.com/

Të ngjashme