Lajme
Gërvalla ia huq sërish, e ngatërron emrin e ministrit të jashtëm izraelit
Demokracia
14:58 | 09 Maj 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz po qëndron për vizitë në Izrael ku ka takuar zyrtarë të shtetit dhe gjithashtu ka nënshkruar disa marrëveshje.

Ministria e Gërvallës është njohur që nga fillimi i mandatit të saj se bën huqje në rrjetet sociale, dhe jo vetëm, e një të tillë e ka bërë edhe gjatë vizitës së rëndësishme në Izrael.

Në njoftimin për nënshkrimin e marrëveshjeve me Izraelin, ministria e Gërvallës ka nuk e ka shkruar  siç duhet emrin e ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit.

Në njoftim në vendet të Yair Lapid, është shkruar Yaid Lapid.

Mirëpo pas këtij gabimi faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e ka fshirë postimin në rrejtin social Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme