Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, do të lejohet nga institucionet që ta vizitojë Republikën e Kosovës ditën e hënë.
Lajmin për Demokracia.com e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë nga kjo ministri për Demokracia.com.
Ndryshe, sot gjatë ditës, e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, do të vizitojë Kosovën ditën e hënë. Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare./ Demokracia.com/