Lajme
Gërvalla flet sot për vizitën në Izrael, darkën e Borrellit dhe aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Demokracia
08:05 | 13 Maj 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të mbajë sot konferencë për media.

Ajo do të flasë lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Konferenca nis në ora 16:00.

Ndryshe, Kosova dje aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimi u bë nga Gërvalla.

Të ngjashme