Lajme
“Gërvalla është personi më i padenjë për të përfaqësuar Kosovën në KS të OKB-së”
Demokracia
13:38 | 20 Prill 2022

Share:

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Bashkuar të Kosovës në të cilën do të diskutohet për Kosovën.

Në këtë mbledhje, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ky përfaqësim i Gërvallës po shihet jo i denjë nga analisti, Fadil Hoxha, shkruan Demokracia.com.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se asnjë herë më parë Kosova nuk është përfaqësuar më dobët në seanca të KS të OKB-së.

Postimi i plotë i Hoxhës, pa ndërhyrje:

Kosova sot përfaqësohet në OKB nga personi që nivelin e të folmes në gjuhën angleze e ka të nivelit të dobët të shkollës fillore.

Kurrë Kosova nuk ka pasë përfaqësim më të dobët që nga koha e pavarsisë kur u lejuan përfaqsuesit e Kosovës që të japin deklaratat e tyre në mbledhjet e rregullta të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës.

Donika Gërvalla është personi më i padenjë për këtë përfaqësim. /Demokracia.com/

Të ngjashme