Lajme
Gërvalla e mbron sërish Martin Berishajn, me paranoja sulmon Prokurorinë
Demokracia
23:09 | 13 Shtator 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka hedhur akuza të rënda ndaj prokurorëve të Kosovës pas nisjes së hetimeve ndaj ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës nisjen e hetimeve ndaj ambasadorit Berishaj e ka quajtur thashethem. Gërvalla tha se ka informacione të sakta se një pjesë e prokurorëve merrem me gjetjen e preteksteve për të hedhur baltë mbi figura të Qeverisë.

“Asnjë nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për ndryshime nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve, duke e njohur edhe profesionalizmin e një pjesë të prokurorëve por edhe duke njohur nevojën për një veting të mirëftilltë. Nuk e përjashtoj mundësinë që intenca për të hedhur baltë mbi figura të pa korruptuara mund të jetë intencë për të dëmtuar këtë qeveri.”, tha ajo, përcjell Demokracia.com.

Gërvalla po ashtu tha se me mjete të Prokurorisë do të përballen me fushata për të hedhur baltë mbi zyrtarët e qeverisë.

“Unë nuk përjashtojë për asnjë nga anëtarët e kësaj qeverie që do të përballen me fushatë jashtëzakonisht jo fer që shërbehet me mjetet  e prokurorisë. Jam shumë e ndërgjegjshme për atë që po them. Ka në mesin e prokurorëve të tillë. Unë kam informacione shumë të sakta që një pjesë e prokurorëve, jo vetëm të Prishtinës, në mënyrë të qartë merren me gjetjen e preteksteve për të hedhur baltë mbi personalitetet e pa korruotueshme.”, shtoi ajo.

Sipas Gërvallës akuzat ndaj ambasadorit Berishaj kanë qenë të qëllimshme.

“Cështjen e ambasadorit Beirshaj e kam komunikuar, akuzat kanë qenë të rënda, edhe në opinion publik janë zvogëluar tregon se kanë qenë të qëllimshme, për të inkriminuar diplomacinë kosovare. Unë nuk kompentoj hetimet që ka hapur prokuroria sepse nuk jamë e sigurtë për intencën e atyre hetimeve.”, u shpreh ajo.
Gërvalla tha se serioziteti i shtetit, i trajtimit të njerëzve të cilëve iu ka dhënë besimin në bazë të thashethemeve dhe insinuatave nuk është trajtim i denjë dhe nuk dëshmon seriozitetin e shtetit.

Gërvalla konfirmoi se nuk e shkarkon ambasadorin Berishaj, pasi që sipas saj nuk ka fakte, pavarësisht se Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë të ditur se ky nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë./ Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Të ngjashme