Lajme
Gërvalla e gjen një arsye për udhëtim jashtë vendit, shkon në Londër për konferencë kundër Dhunës Seksuale në Konflikt
Demokracia
11:21 | 27 Nëntor 2022

Share:

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka gjetur një arsye për të udhëtuar jashtë vendit.

Gërvalla-Schwarz ka udhëtuar për në Londër ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Nëpërmjet një komunikatë për medie nga MPJD thuhet se në këtë konferencë ministrja Gërvalla merr pjesë me ftesë të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

“Gjatë punimeve të konferencës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare. Konferenca do të përqendrohet në reagimin global ndaj dhunës seksuale në konflikt, parandalimin e saj, mbështetjen e të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale në konflikt, si dhe në nxitjen e veprimeve dhe praktikave më të mira për të krijuar përgjegjësi ndaj autorëve të kësaj dhune”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Konferenca Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt mbahet nga 28-29 nëntor në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 18 Maj 2025