Gerta Gixhari u eliminua të shtunën nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.
Ajo u konsiderua si një nga lojtaret më të forta dhe pritej që të shkonte edhe në finale.
Sidoqoftë, ajo humbi garën përballë Eglit, teksa ka folur për herë të parë pas daljes në ‘Fan Club’.
Gazetarja shqiptare tha se nuk mendon që ka bërë ndonjë gabim në këtë rrugëtim.
“Nuk shoh ndonjë gabim te vetja. Për ta shtuar se do të mbetet në kuadrin e arrogancës dhe nuk do të doja, dikush është lënduar nga mua, dikush është prekur, dikush është zhgënjyer është loja e tillë që të sjell këto emocione dhe ndjesi”, u shpreh ajo
Tutje theksoi: “Por në tërësi të gjësë unë nuk di që të kem një lojë që të etiketohesha një lojë me gabime. Publiku vendosi apo jo, si u pa edhe rezultati përballë Eglit”.
Mes katër finalistëve, pritet të shihet se kush nga ta do të marrë çmimin e madh.