Lajme
Gert Shehu e pret Berishën i ulur në anë të rrugës, dalin pamjet pak minuta para se të ndodhte ngjarja
Demokracia
16:21 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Kanë dalë pamjet para se Gert Shehu të qëllonte me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai duket i vetëm duke ecur në bulevardin “Zhan Dark”, madje ulet dhe pushon në trotuar. Ky pozicionim i tij përkon me vendin ku ndërmori aktin e paprecedent.

Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që 31-vjeçari të ketë qenë brenda rrethimit të selisë blu.

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje të tjera të kamerave të sigurisë duke përcaktuar internerarin që ka ndjekur ditën e ngjarjes i riu i cili dyshohet se vuan nga çrregullime psikologjike.

Euronews Albania mëson se gjatë paradites, ai ka vizituar xhaminë e tabakëve, ka kryer ritualin fetar të faljes duke respektuar rregullat e besimtarëve dhe respektimin e stafit, pasi kishte mbërritur me vonesë.

Gert Shehu mësohet se ka lanë spitalin e traumës. Burime nga policia i thanë Euronews Albania se ai është dërguar në paraburgimin 313 por nuk dihet nëse është mbajtur aty apo është dërguar në spitalin e burgut.

Për 31-vjeçarin gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg ndërsa avokati i tij ka kërkuar një ekspertizë të detajuar të gjendjes mendore.

Ndaj Gert Shehut janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Kreu i PD Sali Berisha thotë se ai është një agjent i infiltruar i policisë kriminale, akuzë që është hedhur poshtë nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku por edhe e ëma e agresorit, në një intervistë për Euronews Albania.

 

Të ngjashme