ShowBiz
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit
Demokracia
14:40 | 21 Janar 2025

Share:

Aktori Gert Ferra i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, pak javë më parë.

E ai tregoi se nga jashtë njeh vetëm aktorin tjetër, Laert Vasilin, të cilin e ka takuar edhe jashtë e u flit për një përplasje mes tyre.

Megjithëse tani ruajnë raporte të mira, duket se loja e Big Brother ka rikthyer përplasjet e së shkuarës.

Ka qenë Gerti ai që e ka akuzuar Laertin se kishte zënë dashnore gruan e drejtorit të Teatrit.

“Zure gruan dashnore, drejtorit të Teatrit”, iu drejtua ai.

E Vasili në anën tjetër u kundërpërgjigj: “S’ të vjen turp, thashethemexhi”.

Mbetet për t’u parë nëse ata do të sqarojnë këtë akuzë të rëndë dhe se si do të vijojë marrëdhënia e dyshes.

Të ngjashme