Sport
Gerhard Progni, golashënuesi më i mirë i edicionit në Superligën e Kosovës
Demokracia
18:01 | 22 Maj 2022

Share:

Gerhard Progni e ka mbyllur në vendin e parë në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2021/22.

Futbollisti i Gjilanit e ka përmbyllur edicionin me 23 gola të regjistruar për 36 xhiro, shkruan Demokracia.com.

I dyti në këtë listë mbeti Kreshnik Uka i Drenicës me 20 gola në total. Edhe Uka, pesë prej tyre i shënoi nga pika e bardhë.

Me nga 16-të gola në vendin e tretë dhe të katërt kanë mbetur Ermal Krasniqi i skuadrës kampione të Superligës, Ballkanit, dhe Marko Simonovski i Dritës./Demokracia.com/

Të ngjashme