ShowBiz
Georgina Rodriguez shfaq fizikun e bujshëm gjatë pushimeve me Ronaldon në Dubai
Demokracia
19:10 | 08 Janar 2024

Share:

Pasi kaluan natën e Vitit të Ri duke parë një qiell plot me fishekzjarre në Madrid, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, e nisin vitin e ri në Lindjen e Mesme.

Nga relaksimi në plazh tek shijimi i kuzhinës autentike, ylli i famshëm bëri disa postime në Instagram nga koha e tyre në Dubai.

Në postimin e parë, Georgina duket bukur me një fustan të bardhë mbi supe me një palë taka të arta.

 

Duke mos pasur frikë të përziejë argjendin me arin, influencuesja shkëmbeu bizhuteritë me shkëlqim dhe diamanti dhe një çantë Birkin ngjyrë kafe.

Por pamja është vërtet e kompletuar me thonjtë e saj të lyer me ngjyrë të kuqe.

Rodriguez ndau po ashtu një foto me vajzën e saj më të vogël, Bella Esmeralda.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një tjetër imazh, Georgina shfaqet e veshur me fustan ngjyrë kafe dhe syze dielli me një grup miqsh.

Dhe sigurisht në këtë mes nuk mund të mungonte një imazh përkrah partnerit të saj, futbollistit Cristiano Ronaldo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata shfaqen duke shijuar plazhin me zeshkanen që shfaqi fizikun e mahnitshëm në një palë bikini.

Duket se ky vit ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për çiftin e famshëm.

Të ngjashme