ShowBiz
Georgina Rodriguez kishte mbi dy milionë euro bizhuteri në tribunat e ndeshjes së Portugalisë në Botëror
Demokracia
09:14 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Georgina Rodriguez vuri një sërë bizhuterish që raportohet se kanë një vlerë totale prej më shumë se 1.8 milionë funte (dy milionë euro) në tribunat e Kampionatit Botëror të Katarit të martën.

Modelja 28 vjeçe, ishte në fushë për ndeshjen e Portugalisë kundër Zvicrës, ku partneri i saj Cristiano Ronaldo u ul në bankën rezervë për pjesën më të madhe të lojës.

Por Georgina nuk mungoi me një paraqitje magjepsëse, teksa kishte vendosur një sërë bizhuterish luksoze me diamante për këtë rast, shkruan DailyMail.

Ajo dukej mahnitëse me një fustan të zi pa rripa dhe një triko të gjelbër, të cilin e kombinoi me një palë taka metalike argjendi.

Duke kompletuar veshjen e saj elegante, Georgina raportohet se kishte vendour një orë ‘Rolex GMT-Master II 40 mm’ në ar të bardhë 18k me diamante fabrike të prera në formën ‘baguette’, që mendohet të jetë me vlerë rreth 400,000 funte (464,000 euro).

Sipas The Mirror, ajo kishte gjithashtu unazën e saj të fejesës në vlerë prej 600,000 funtesh (696,000 euro) dhe një unazë diamanti 10 ct, me vlerë rreth 300,000 funte (348,000 euro).

Bukuroshja zeshkane po “pikonte” nga bizhuteritë, pasi ajo kishte vënë gjithashtu një gjerdan të shkëlqyeshëm, byzylyk dhe një sërë unazash që thuhet se vlerësohet në një total prej 450,000 funtesh (522,000 euro).

Kompletimi i vargut të aksesorëve të saj ishin një grup mahnitës diamanti i vlerësuar në vlerë 50,000 funte (58,000 euro) dhe një çantë e vogël klasike e markës “Chanel”, me një kosto prej rreth 7,090 funtesh (8,200 euro).

Artikujt e saj shumë luksoz të bizhuterive i sollën aksesorët e saj të Kampionatit Botëror deri në një vlerë totale të vlerësuar prej më shumë se 1.8 milionë funte (dy milionë euro), sipas vlerave të raportuara.

Georgina ishte lajmëruar në Instagram të martën për të ndarë me ndjekësit një sërë fotografish mahnitëse të saj duke qëndruar në turmë përpara ndeshjes Portugali – Zvicër.

Në mbishkrimin e imazheve, ajo u tërbua duke shkruar me indinjim: ‘Turp që nuk mundëm të shijonim lojtarin më të mirë në botë’ – pasi partneri i saj Cristiano u ul në stol për pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Sa turp që nuk e shijuam lojtarin më të mirë në botë për 90 minutat. Fansat nuk kanë të ndalur së pretenduari për ju dhe duke bërtitur emrin tuaj”.

Ronaldo hyri në lojë për 17 minutat e fundit, por nuk shënoi asnjë gol në paraqitjen e tij të shkurtër.

Portugalia, e cila siguroi një fitore 6-1 kundër Zvicrës, do të luajë të shtunën tjetër kur do të përballet me Marokun në çerekfinale.

Të ngjashme