Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka festuar 28 vjetorin e ditëlindjes në Dubai, ku është surprizuar me një gjest shumë të veçantë nga futbollisti i njohur.
Cristiano e ka surprizuar modelen duke e uruar me disa foto dhe video të sajën të cilat janë shfaqur në kullën më të lartë në botë, “Burj Khalifa”. Georgina ka mbetur e emocionuar ku ka falenderuar futbollistin për gjestin e bukur dhe personat të cilët ndodhen pranë saj në ditën më të lumtur.
“Kështu ka përfunduar kjo ditë aq emocionuese! Nuk kam fjalë! Shumë faleminderit, shumë faleminderit. Faleminderit që na trajton gjithmonë kaq mirë dhe na bën gjithmonë të ndihemi si në shtëpi. Faleminderit të gjithëve, jeni munduar që kjo ditë të jetë kaq e veçantë dhe faleminderit të gjithëve që ndodhen pranë meje në këtë ditë të lumtur për mua dhe për familjen time, Ju dua me gjithë zemër”– ka shkruajtur modelja krahas fotove te shkrepura gjatë ditëlindjes ku shfaqet me Cristianon dhe fëmijët e tyre.