ShowBiz
Georgina duket magjepsëse në fustan të kuq, ndërsa pozon me trofeun e parë të Ronaldos me Al-Nassr
Demokracia
18:03 | 14 Gusht 2023

Share:

Georgina Rodriguez shkëlqeu me një fustan të kuq magjepsës teksa mori në dorë trofeun e parë me Al-Nassr të Cristiano Ronaldos.

Ishte një natë me emocione të përziera për partneren e portugezit, pasi ai u detyrua të largohej nga fusha pas një lëndimi që pësoi para përfundimit të ndeshjes.

Ish-asi i Manchester United ishte duke luajtur në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe kur ai pësoi lëndimin.

Ronaldo shënoi dy gola kundër Al-Hilal për të parë klubin e tij të fitonte çmim për herë të parë që nga transferimi i tij në Lindjen e Mesme me një fitore 2-1.

Dhe festa nuk u ndal me kaq pasi Georgina, 29 vjeçe, dhe pjesa tjetër e familjes së tij u futën shpejt në aksion.

Bukuroshja me origjinë argjentinase, e cila është nënë e dy prej pesë fëmijëve të Ronaldos, ndau disa foto të saj me një fustan të kuq të ngushtë duke festuar me të dashurit e saj, me dy trofe e Ronaldos.

Njëra foto tregoi atë duke mbajtur një këpucë të artë që i ishte dhënë ikonës së Real Madridit për paraqitjet e tij, përpara se në një tjetër nga çifti të shiheshin ulur së bashku të rrethuar nga fëmijët.

Dhe Georgina ka postuar edhe një foto tjetër të saj me fëmijët.

Kujtojmë që para makinave të shpejta, jahteve, bizhuterive të shtrenjta dhe pallateve të mëdha, Georgina punonte si shitëse në një dyqan të “Gucci” në Madrid – aty ku u takua me asin e atëhershëm të Real Madridit, Ronaldon.

Të ngjashme