ShowBiz
Genta Ismajli me bashkëshortin dhe binjakët në kopertinën e revistës “Global Woman”
Demokracia
17:52 | 05 Mars 2022

Share:

Genta Ismajli tanimë ka fituar epitetin e të qenit nënë.

Ka pak javë që kur këngëtarja kosovare u bë nënë për herë të parë.

Ndonëse fillimisht e mbajti të fshehur shtatzëninë e madje edhe lindjen, por tani ajo po poston mjaft foto të bukura familjare.

Së fundmi, Genta ka treguar se ajo, Usta dhe binjakët kanë pozuar për kopertinën e revistës shqiptare “Global Woman”.

Fotot e bukura ajo i ndau edhe me ndjekësit e saj në instagram ku mori mjaft komente pozitive.

Ndryshe, Genta dhe Usta akoma nuk kanë bërë dasmën e tyre të shumë përfolur./Lajmi.net/

 

Të ngjashme