Juventusi është ndalur nga Genoa në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Serie A.
Rezultati përfundimtar në ”Stadio Luigi Ferraris”, ishte e barabart 1-1.
Juventusi shkoi në pushim në epërsi me golin e Federico Chiesa, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 28-të.
Me të nisur pjesa e dytë, Genoa barazoi rezultatin me golin e Albert Gudmundsson në minutën e 48-të.
Ky barazim i konvenon Interit, e cila mbetet lidere e Serie A me 38 pikë, një më shumë se Juventusi në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Genoa renditet në vendin e 14-të, me 16 pikë të grumbulluara.