Në mënyrë krejt të pabesueshme, ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, gënjeu në një intervistë, duke përdorur emrin e një shteti mik si Bullgaria, duke thënë se ata do ti bashkohen ‘Aleancës Ballkanike’, përçka reagoi MPJ e Bullgarisë duke e demantuar.
Çitaku e ka quajtur veprim amatoresk diplomatik e të dëmshëm, sidomos kur kihet parasyshë se gënjeshtra u bë në emër të një shteti anëtar të NATO-s, si Bullgaria.
E plotë:
Sinqerisht, po të mos ishin kaq të dëmshëm për shtetin, do të ishin thjesht për keqardhje.
Del ministri i Mbrojtjes në detyrë dhe flet në emër të Bullgarisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, duke e detyruar pastaj atë shtet mik të demantojë publikisht deklaratën e tij.
Kjo është papërgjegjësi në nivelin më të lartë.
Amatorizëm diplomatik e politik që e turpëron vendin.
Veprimet e tilla nuk janë vetëm të palogjikshme por janë edhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare dhe për kredibilitetin e shtetit.