Sport
Genc Nuza nuk ka nevojë për ndihmën e VAR-it, në pranverë s’e përdori fare
Demokracia
17:18 | 17 Prill 2022

Share:

Genc Nuza në secilin edicion që po kalon në Superligën e Kosovës në futboll po tregon se është një nga gjyqtarët më me perspektivë në vend.

Jo rastësisht, Nuzës i besohen shumë nga derbit e elitës së futbollit kosovar, për shkak të ndarjes së drejtësisë që bën, shkruan Demokracia.com.

Madje, gjashtë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë në stinorin pranveror nuk ka pasur fare nevojë as për rishikimin e rasteve me sistemin e avancuar teknologjik VAR.

Bazuar në statistika, Nuza në stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar ka drejtuar nëntë takime, përfshirë dy të Kupës së Kosovës.

Përballjet e “nxehta” si Prishtina – Ballkani, Drita – Ballkani, Ballkani – Llapi, Gjilani – Ballkani dhe Llapi – Gjilani (Kupë), Nuza i ka drejtuar pa pasur nevojë të përdorë sistemin që u implementua në Kosovë para nisjes së kampionatit.

Kjo tregon përkushtimin, vëmendjen dhe seriozitetin që u jep Nuza ndeshjeve në përgjithësi.

Federata e Futbollit të Kosovës më 17 gusht të vitit 2021 bëri inaugurimin e sistemit të avancuar teknologjik VAR në futbollin e Kosovës.

Ceremonia e inaugurimit të këtij sistemi është bërë në prag të ndeshjes së Superkupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Demokracia.com/

Të ngjashme