Sport
Geci: Lojtarët e Drenicës është problem të motivohen, nuk e di ku është problemi
Demokracia
15:53 | 25 Shkurt 2023

Share:

Drenica ka pësuar humbje në udhëtim te Malisheva në takimin e javës së 22-të dhe është “fundosur” në fund të renditjes tabelore.

“Kuqezinjtë” u mposhtën 3:1 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”.

Sami Geci, trajneri që e drejtoi sot Drenicën pas largimit të Bekim Shotanit, tha se futbollistët e Drenicës është problem të motivohen.

“Të them të drejtën nuk e dimë as ne se çfarë po ndodh pas këtyre rezultateve. Me këto rezultate negative është edhe problem ta motivojmë skuadrën. Ne patëm raste të qindpërqindta të realizojmë, por nuk e patëm qetësinë para portës. Po pranojmë gola shumë të lehtë. Nuk e di ku është problemi. Djemtë po mundohen ta japin maksimumin. Problematika pas gjithë rezultateve është motivimi që nuk po mundemi të vijmë te rezultatet pozitive. Ndoshta ndonjë trajner që do të vijë mund t’i motivojë lojtarët”, ka thënë Geci pas ndeshjes për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme