Lajme
Geci: E respektuam Daut Haradinajn në daljen publike të UÇK-së, Rexhep Selimi e shkroi deklaratën
Demokracia
20:48 | 28 Nëntor 2022

Share:

Duke folur ekskluzivisht në emisionin Pressing, bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Xhevahir Geci ka dhënë detaje për orët e para të luftës së UÇK-së.

Ai ka folur kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Geci ka dhënë detaje edhe për Daut Haradinajn, i cili si luftëtar nga Dukagjini, ishte një ndër tre ushtarët e UÇK-së që e bënë publike ushtrinë çlirimtare.

Ai ka thënë se Haradinaj ishte i gatshëm të ndihmojë me grupin e tij nga Dukagjini, saherë që ishte e nevojshme në Drencië.

Gjithashtu, Geci ka thënë se tekstin e deklaratës e kishte shkruar Rexhep Selimi dhe vetë e kishte lexuar.

“Është bërë një organizim i mirëfilltë. Tekstin e ka shkruar Rexhep Selimi. Ka qenë edhe Muja si figurë, që lehtë është kamufluar. Dauti ka qenë një djalë i ri, që nuk e ka njoftë dikush tjetër, përveç neve, grupit të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Në Pressing, Geci ka thënë se ka qenë vendim i Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tjerë që UÇK t’i thotë ndal publikisht krimeve serbe mbi popullatën.

“Ka qenë një organizim edhe i komandantit Adem Jashari, por ka qenë vendim i yni i përbashkët që këta djem të dalin dhe të dalin t’i thonë stop dhunës, apartheidit, stop vrasjeve. Përmes deklarate kemi dashur t’i marrim të gjitha aksionet përsipër”, ka deklaruar ai.

Emisioni KËTU.

 

Të ngjashme