Lajme
Gazmir Raci ndihet aq i nderuar se bëhet analist me një televizion, sa që ia bën “sponsored” postimit
Demokracia
18:57 | 13 Janar 2022

Share:

Analisti kosovar, ish këshilltari i Edita Tahirit, Gazmir Raci, duket se nuk i ka rezistuar gëzimit për një angazhimin e tij në një televizion tjetër kosovar.

Ai e ka ‘sponsorizuar’ postimin e tij përmes të cilit njofton se tashmë do të angazhohet në cilësinë e komentatorit të zhvillimeve politike vendore në emisionin “Rubikon” të Adriatik Kelmendit.

“Nga dje jam i nderuar ti bashkohem ekipit të analistëve të Rubikon me Adriatik Kelmendin”, ka shkruar Raci.

Raci më herët ka qenë panelist në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini.

 

 

 

Të ngjashme