Lajme
Gazete e famshme kroate raporton për kërcënimet ndaj Zana Avdiut
Demokracia
20:37 | 05 Dhjetor 2022

Share:

Deklarata e aktivistes feministe Zana Avdiu, e cila një e quajti “akt rrugaqërie” në gjest të futbollistit Granit Xhaka ndaj ndeshjes së Zvicrës kundër Serbisë, ka marrur shumë kërcënime në rrjete sociale për deklaratën e saj.

Madje, mbi kërcënimet ndaj Avdiut ka raportuar sot edhe gazeta kroate “Jutarnji” duke cituar gazeten serbe Blic, e cila ka shkruar për kërcënimet ndaj aktivistes Avdiu.

“Tensionet nga ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë (3:2), të cilat përveç futbollit janë klasifikuar edhe në shumë polemika politike, lënë pasoja të shumta edhe ditë pas ndeshjes.Të dielën, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dërguar një ankesë në FIFA “për shkak të ofendimeve të rënda nga trajneri i kombëtares serbe” dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë”, ndërsa portali serb Blic njoftoi një ditë më vonë se Gazetarja sportive shqiptare me origjinë nga Kosova, Zana Avdiu, merr shpesh mesazhe kërcënuese pasi theksoi se sjellja e mesfushorit zviceran Granit Xhaka është “e turpshme dhe skandaloze”, shkruar Jutarnji, teksa ndanë mesazhe kërcënuese që Avdiu i ka pranuar në rrejtet e saj sociale.

“Mund të mos pajtohemi me të, por kërcënime të tilla janë të papranueshme në një shoqëri të qytetëruar. Nga ana tjetër, ekspozimi ndaj publikut shkakton kërcënime edhe më të mëdha”, shkruan kjo gazetë duke cituar deklaratat e avokatit Arianit Koci.

Të ngjashme