Shumë gazeta prestigjioze spanjolle janë duke raportuar se Cristiano Ronaldo e dëshiron rikthimin në Real Madrid dhe se Juventusi mund ta lirojë atë për 29 milionë euro.
“Marca” dhe “Diario AS” sot raportuan për një gjë të tillë, shkruan Demokracia.com.
Dy gazetat shkruajnë se Ronaldo e do me doemos rikthimin në Madrid pas eliminimit të hershëm të Juventusit nga Liga e Kampionëve prej Portos.
Megjithatë, Real Madridi nuk është se e pëlqen një ide të tillë, por që mund ta arrijë një marrëveshje shkaku i tifozëve.
Ronaldo thuhet se ka qenë në kontakt me Real Madridin lidhur me mundësinë r rikthimit në “Santiago Bernabeu” që disa muaj.
Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi italian nuk pritet t’ia ofrojë mundësinë e rinovimit. /Demokracia.com