Lajme
Gazetarja shqiptare në Bruksel: Franca s’ishte kundër liberalizimit të vizave për Kosovën
Demokracia
22:24 | 13 Tetor 2022

Share:

Gazetarja shqiptare në Bruksel, Erisa Zyka, ka thënë se Franca nuk ka dalë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën në diskutimin dyditor të Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ajo për Klan Kosovën tha se burime diplomatike i kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për bllokim të procesit, por për disa modalitete që i janë kërkuar edhe shteteve të tjera për heqjen e regjimit të vizave.

“Kam marrë informacionin e fundit nga këto shtetet që kanë pasur një kërkesë të re lidhur me modalitetet për vendet që do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Burime zyrtare të Bashkimit Evropian më kanë konfirmuar që nuk bëhet fjalë për një bllokim apo kundërshtim të Francës dhe vendet e tjera për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

“Në parim edhe Franca edhe vendet e tjera të BE-së janë në favor të liberalizimit për vizat e Kosovës. Sot më thanë në Këshillin e Ministrave që të jetë kundër liberalizimit të vizave për kosovarët, por ata më kanë shpjeguar se keqkuptimi lidhet me modalitetet që u kërkohen vendeve që do të përfitojnë në të ardhmen nga liberalizimi i vizave ku futet edhe Kosova, më është sqaruar se nuk bëhet fjalë për një modalitet që i kërkohet vetëm Kosovës, por edhe shteteve tjera si Kuvajtit dhe Katarit”, ka thënë Zyka.

 

Të ngjashme