Lajme
Gazetarja publikon videon nga momenti kur ngacmohet seksualisht gjatë transmetimit direkt
Demokracia
14:57 | 20 Janar 2021

Share:

Gazetarja kanadeze, Krista Sharpe ka shpërndarë një video kur ajo ngacmohet seksualisht nga një burrë i cili po kalonte me një makinë të bardhë.

Në videon e publikuar shihet se rasti ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ishte në një transmetimi të drejtpërdrejt në Ontario, shkruan Demokracia.com

“Kjo nuk është për të qeshur dhe aspak e lezeçme. Do doja të thoja se nuk më shqetëson, por më shqetëson. Më bëri të ndihem si m**”kjo gjë i ndodh të gjithë gazetareve kudo dhe duhet të ndalet.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Videoklipi ka marrë më shumë se 3 milion shikime dhe incidenti po hetohet nga policia./Demokracia.com

 

Të ngjashme