Lajme
Gazetarja nga Shqipëria ‘zbulon’ çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit
Demokracia
16:14 | 12 Janar 2023

Share:

Gazetarja, Aida Topalli, zbuloi në emisionin “Goodmornings Albanians”, në Euronews, çmimet për ofrimin e prostitucionit në qendrat e masazhit në Tiranë.

Topalli tha se tarifat maksimale shkojnë deri në 10 mijë lekë [84 euro], ndërkohë që shërbimet mund të ofrohen dhe me një çmim më të ulët.

Ajo shtoi se 80% e kësaj shume shkon te pronari i qendrës së masazhit, ndërkohë që vajza e cila shet trupin merr vetëm 20% të vlerës së shërbimit.

“Çmimet nuk i kalojnë 100 mijë lekë të vjetra për një shërbim. Maksimalja është aq, pastaj kemi dhe tarifa më të lira. Vajzat marrin 20 për qind të tarifës që jepet nga klienti. Për pjesën e rrogës nuk e di, por për pjesën e shërbimit ekstra merr 20 për qind, ndërsa 80 për qind shkojnë te pronari i qendrës së masazheve. Edhe normalisht duket sikur kjo pjesë u pëlqen”, tha
gazetarja.

Të ngjashme