Lajme
Gazetarja franceze pyet Kurtin për ikjen e të rinjve: Disa kthehen, dy ministra të mi u kthyen
Demokracia
21:05 | 17 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për mediumin e njohur francez, “Le Monde”. Intervista, duket se është realizuar në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Kurti, në titull citohet të ketë thënë: “Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë”.

Një prej pyetjeve të para që iu drejtua Kurtit nga gazetarja Stephanie Le Bars ishte se “në çfarë gjendje ndodhet Kosova”.

Këtu, Kurti si zakonisht u lavdërua duke thënë se ka pasur rritje ekonomike, ka pasur rritje të eksporteve, të luftimit të korrupsionit etj.

Sidoqoftë, gazetarja ndërhyri me një pyetje tjetër: “Por vendi sheh mijëra të rinj që largohen për çdo vit?”.

Përgjigja e Kurtit, ishte qesharake dhe përfshinte edhe ministra të tij që janë kthyer për të jetuar në Kosovë, dhe që duhet të theksohet, mbajnë pozita të ministrave.

“Disa largohen, por disa kthehen. Dy prej ministrave të mi janë kthyer nga jashtë. Dhe unë përpiqem t’i sjellë të diplomuarit në institucione të vendit me shkollime nga vende perëndimore. Një e treat e kosovarëve nuk jetojnë brenda vendit, kontributi financiar i diasporët përfaqëson 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.” – ka thënë ai.

Të ngjashme