Lajme
Gazetarja e TV arab që zemëroi ‘live’ kreun e Hamasit: A do kërkoni falje për atë që u bëtë civilëve izraelitë?
Demokracia
12:51 | 22 Tetor 2023

Share:

“Por si prisnit që Izraeli të reagonte?”. “Si mund t’i kërkoni botës që të mbështesë palestinezët, kur është e qartë se çfarë u bëri Hamasi civilëve izraelitë?”. “A do të kërkoni falje për atë që u bëtë izraelitëve më 7 tetor?.

Përgjigja: “Ju qëndroni ulur dhe jeni jashtë Gazës, në një dhomë me ajër të kondicionuar dhe flisni për luftën, xhihadin, bombardimet…”.

Intervista e fundit që Khaled Meshaal i kishte dhënë një stacioni televiziv, pas masakrës së Sukkot, ishte me një gazetar të devotshëm (dhe shumë i mbuluar) iranian, i cili i kishte kërkuar të bënte pyetje të tilla, si “si është mendimi juaj për agresionin sionist në Gaza?” .

I ftuar për t’u lidhur me Rasha Nabil, fytyra kryesore e televizionit “Al Arabiya”, ish-kreu i Hamasit priste përkëdheljet e zakonshme nga intervistuesit e prirur arabë.

Por kur përfundoi i “bombarduar” nga Rasha, një egjiptiane e “paturpshme”, e cila nuk kishte mbuluar as kokën para tij, në fund Meshaali tradhtoi një nervozizëm të lehtë: “E dashur motër, – belbëzoi ftohtë, – me gjithë respektin… pyetjet tuaja… Në rregull, më bëni një pyetje dhe unë do t’ju përgjigjem qartë…”.

“Al Arabiya” është një kanal televiziv i themeluar njëzet vjet më parë në Dubai dhe i paguar nga sauditët, për t’u dhënë arabëve “informacion më të balancuar dhe më pak provokues se ‘Al Jazeera'”.

Obama dhe shkrimtari Tahar Ben Jelloun flasin atje, gazeta “New York Times” and vlerëson atë dhe ajatollahët e urrejnë.

Dy mbrëmje më pare, spikerja Rasha, 44 vjeçe, egjiptiane, me një sfond të vogël kinematografik, e kuptoi menjëherë se ishte më mirë të parandalonte deklaratat e zakonshme të Meshaalit (“Ftoj kombin arab të bashkohet në luftë…”) dhe e zemëroi shumë atë.

Ajo: “Khaled, njerëzit e Gazës tani zgjohen duke u përballur me një tragjedi të madhe: pse e vendosët gjithçka vetë?”.

Ai: “Është pjesë e rezistencës legjitime, për të cilën populli ynë është dakord…”. Ajo: “Mirë. Por tani Hamasi krahasohet me ISIS-in”. Ai: “E dashur motër, kjo është një akuzë e sajuar nga Netanjahu. Kombet nuk çlirohen kollaj: rusët sakrifikuan 30 milionë jetë kundër Hitlerit, Afganistani bëri miliona dëshmorë…”.

Ajo: “Por a është trajtimi i civilëve në këtë mënyrë pjesë e ideologjisë së Hamasit?”.

Ai: “Motër, Hamasi është i fokusuar te ushtarët e tyre! Pastaj, në të gjitha luftërat ka viktima civile. Por ne nuk mbajmë përgjegjësi për këtë…”.

Në rrjetet sociale arabe, intervista e Nabilit është në krye të tendencave. Një gjurmë komentesh, shumë lëvdata dhe pak ofendime.

Me atë të ripostuar shumë herë, kur ajo e pyet për Libanin (“gjëja e fundit që i duhet është një luftë tjetër!”) dhe Meshaali, i cili nuk përgjigjet, pse përpiqet të fshihet mes deklaratave sipërfaqësore.

Në shkollat xhihadiste mësohet “Taqiyya”, arti islam i mbulimit të së vërtetës. Të lumtë Rasha: nga studioja jote, ishte ti që duhet ta grisje atë vello…

Të ngjashme